Loading ...
Skip to content

Kriza për Presidentin, AARC: Urgjentisht t’u jepet fund axhendave të ngushta të partive dhe rivaliteteve personale

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur shqetësim për krizën institucionale në Kosovë që ka zgjatur mbi një vit, duke theksuar se rivalitetet partiake dhe mungesa e prioritizimit të interesit kombëtar kanë thelluar paralizën politike.

Sipas AARC-së, kjo situatë rrezikon përparimin e arritur që nga pavarësia dhe dëmton pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, në një kohë kur vendi duhet të dëshmojë se është partner i besueshëm dhe të sigurojë funksionimin efektiv të institucioneve demokratike.

AARC u bën thirrje partive dhe liderëve politikë që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për t’i dhënë fund ngërçit dhe për të rikthyer stabilitetin dhe funksionalitetin institucional.

Ndiqni linkun për lajmin e plotë: here