Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka kërkuar veprim urgjent për krizën institucionale në Kosovë, duke theksuar se zvarritja e zgjedhjes së presidentit dhe paraliza politike mbi një vit rrezikojnë stabilitetin dhe progresin demokratik të vendit.
Sipas AARC-së, paaftësia e partive për të vendosur interesin kombëtar mbi agjendat partiake ka dëmtuar funksionimin e institucioneve dhe mund të rrezikojë arritjet e Kosovës që nga pavarësia dhe partneritetet me SHBA-në dhe aleatët.
Këshilli u bën thirrje liderëve politikë që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për t’i dhënë fund ngërçit dhe për të rikthyer stabilitetin dhe funksionalitetin institucional në vend.
Ndiqni linkun për lajmin e plotë: here