Loading ...
Skip to content

Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim për krizën institucionale

Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet ka shprehur shqetësim për krizën institucionale në Kosovë që po zgjat mbi një vit, duke theksuar se rivalitetet partiake dhe mungesa e vendosjes së interesit kombëtar kanë thelluar paralizën politike.

Sipas Këshillit, kjo situatë rrezikon përparimin e arritur që nga pavarësia dhe dëmton pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, në një kohë kur vendi duhet të dëshmojë se është partner i besueshëm për aleatët dhe të sigurojë funksionimin efektiv të institucioneve.

Këshilli u bën thirrje partive dhe liderëve politikë që të veprojnë me urgjencë dhe përgjegjësi për të zgjidhur ngërçin dhe për të rikthyer stabilitetin dhe funksionalitetin institucional.

Ndiqni linkun për lajmin e plotë: here