Loading ...
Skip to content

AARC: Partitë dhe liderët politikë në Kosovë të veprojnë me urgjencë për të rikthyer stabilitetin

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur shqetësim për krizën institucionale në Kosovë që ka zgjatur mbi një vit, duke theksuar se paaftësia e partive politike për të vendosur interesin kombëtar mbi rivalitetet partiake ka thelluar paralizën politike.

Sipas AARC-së, kjo situatë rrezikon arritjet e Kosovës që nga pavarësia dhe dëmton pozicionin e saj ndërkombëtar, sidomos në një kohë kur vendi duhet të tregojë se është partner i besueshëm për aleatët. Këshilli thekson rëndësinë e funksionimit efektiv të institucioneve dhe përgjegjësinë e liderëve politikë.

AARC u bën thirrje partive dhe liderëve në Kosovë që të veprojnë me urgjencë për të zgjidhur ngërçin politik dhe për të rikthyer stabilitetin dhe funksionalitetin institucional.

Ndiqni linkun për lajmin e plotë: here