Këshilli i marëdhënjeve Shqiptaro Amerikane (Albanian American Relations Council – AARC) i ka kërkuar Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë masa proaktive duke pezulluar të gjitha tarifat për mallrat amerikane.
“E përgëzojmë Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për lidershipin e saj në propozimin e menjëhershëm për të suspenduar tarifat në importet nga SHBA. Kjo nismë është një hap strategjik drejt thellimit të lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe përafrohet me objektiva më të gjera të politikës së jashtme. Ne inkurajojmë Qeverin e Kosovës të ecë përpara me miratimin dhe zbatimin e kësaj politike pa vonesë. Për më tepër, AARC u bën thirrje qeverive të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndjekur shembullin e Kosovës duke eliminuar tarifat për importet e SHBA. Një qasje e tillë e unifikuar jo vetëm që do të përforconte angazhimin e këtyre kombeve për bashkëpunim ekonomik, por edhe do të dërgonte një mesazh të fuqishëm si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Bashkimin Evropian për aftësinë e tyre që të përfshihen në një bashkëpunim konstruktiv rajonal. Përveç pezullimit të tarifave, ne u bëjmë thirrje këtyre katër vendeve që të punojnë së bashku në krijimin e një propozimi të përbashkët gjithëpërfshirës për Shtetet e Bashkuara. Ky propozim duhet të synojë një mjedis ekonomik të integruar dhe dinamik që tërheq investime më të mëdha amerikane. Me prezentimin e një fronti të përbashkët, këto vende mund të krijojnë një treg më të madh dhe më konkurrues që stimulon rritje ekonomike dhe çimenton marrëdhëniet tregtare afatgjata me Shtetet e Bashkuar”.
Ndiqni linkun për lajmin e plotë: https://storm-rks.com/aarc-ben-thirrje-per-pezullimin-e-tarifave-per-importet-nga-shba-dhe-forcimin-e-bashkepunimit-rajonal/