Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka mirëpritur sinjalet e Shteteve të Bashkuara për rifillimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv drejt përmirësimit të marrëdhënieve pas një periudhe sfidash, përfshirë pezullimin e projekteve si MCC dhe ndërprerjen e dialogut për shkak të veprimeve të konsideruara të njëanshme.
AARC thekson se zgjedhjet e fundit në Kosovë dëshmojnë përkushtimin ndaj demokracisë, por edhe reflektojnë pakënaqësi publike ndaj presionit ndërkombëtar. Sipas Këshillit, ekziston një interes i përbashkët për një Kosovë të fortë dhe të qëndrueshme, ndërsa roli i saj si partner i besueshëm në Ballkanin Perëndimor mbetet strategjikisht i rëndësishëm, sidomos në një kontekst global sfidues.
Organizata nënvizon se Kosova duhet të japë një përgjigje konkrete për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në, duke propozuar si hap kyç një vizitë të Kryeministrit në Uashington dhe rritjen e angazhimit institucional. AARC shpreh gatishmëri për të mbështetur këtë proces dhe inkurajon qeverinë e re që të shfrytëzojë momentin për të rivendosur dhe thelluar partneritetin strategjik me SHBA-në.
Ndiqni linkun për lajmin e plotë: here