Loading ...
Skip to content

Martin Vulaj: Në Departamentin e Shtetit ka gjithmonë më shumë se një linjë influence

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), Martin Vulaj, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova foli për mundësinë e uljes së trupave amerikane në KFOR, duke theksuar se në administratat amerikane gjithmonë ka pasur linja të ndryshme ndikimi. Ai solli shembullin e kohës së luftës së Kosovës, kur linja e Madeleine Albright favorizonte ndërhyrjen ushtarake, ndërsa ajo e Richard Holbrooke ishte më kundërshtuese, duke theksuar se në fund fitoi linja pro ndërhyrjes.

Vulaj theksoi se SHBA-ja është në një fazë rikalibrimi global të strategjisë së saj, duke orientuar resurset drejt përballjes me Kinën. Ai përmendi se kjo qasje reflektohet edhe në luftën në Ukrainë, ku SHBA synon stabilizimin e situatës dhe nuk e sheh më Rusinë si kërcënim global. Sipas tij, kjo strategji ndikon edhe në rishikimin e bazave ushtarake dhe pranisë ushtarake amerikane në botë, përfshirë edhe mundësinë e zvogëlimit të trupave në Kosovë.

Duke komentuar letrën e senatorëve amerikanë kundër tërheqjes së trupave nga Kosova, Vulaj theksoi rëndësinë e kritikave që vijnë nga aleatët, sidomos lidhur me rritjen e tensioneve në veri të vendit. Ai theksoi se Kosova duhet të ruajë dhe forcojë partneritetin me SHBA-në përmes bashkëpunimit dhe marrjes parasysh të interesave të përbashkëta, duke shtuar se veprime të tilla si kompromiset politike janë sinjale pozitive për forcimin e kësaj marrëdhënieje.

Ndiqni linkun për lajmin e plotë: here